1. Biseda & oferta
Dëgjojmë nevojat e tua dhe japim ofertë brenda 24 orësh.
Çdo buton, formular dhe faqe testohet para dorëzimit. Pa gabime, pa surpriza.
Kod i lehtë, imazhe të optimizuara dhe hosting i shpejtë, për rezultate Lighthouse mbi 95.
Dizajn i qartë ku vizitori kupton menjëherë çfarë ofron dhe si të të kontaktojë.
Websiti yt është i hapur 24/7 për klientë nga çdo vend. Punojmë në distancë, me komunikim të qartë dhe dorëzim në kohë, pavarësisht ku je.
Landing page, website biznesi dhe aplikacione web që funksionojnë, ngarkohen shpejt dhe sjellin klientë.
Faqe profesionale që ndërtojnë besim dhe të bëjnë të gjendesh në Google.
E-commerce me katalog, shportë, pagesa online dhe panel administrimi.
Sisteme në masë: rezervime, CRM, dashboard, API dhe automatizime.
Shpejtësi, SEO teknik dhe rregullim i website-ve ekzistues.
Punojmë me një grup të vogël mjetesh që i njohim mirë. HTML, CSS dhe JavaScript janë baza e çdo projekti; kur duhet më shumë, shtojmë React, Node ose një bazë të dhënash, gjithmonë me synim shpejtësinë dhe thjeshtësinë.
Çmimi varet nga vëllimi i punës. Ky është vetëm një pikënisje.
Nuk je i sigurt sa kushton? Zgjidh më poshtë dhe shiko vlerësimin menjëherë.
Një proces i qartë nga ideja deri në publikim.
Dëgjojmë nevojat e tua dhe japim ofertë brenda 24 orësh.
Ta tregojmë skicën dhe e rregullojmë bashkë para kodimit.
Ndërtojmë website-in dhe e ndjekim progresin me ty.
Testim, vendosje online dhe mbështetje pas dorëzimit.
Software engineer dhe themelues i Kodio. Ndërtoj website dhe aplikacione web për biznese që duan një prani digjitale të shpejtë, të qartë dhe të mirëmbajtur. Punoj direkt me çdo klient, nga ideja deri te publikimi dhe mbështetja pas tij.
Përgjigje të shkurtra për gjërat që na pyesin më shpesh klientët.
Bëj një pyetjeLanding page: 5–7 ditë. Website me shumë faqe: 10–14 ditë. Dyqan online: 3–5 javë. Web app: 4–8 javë. Koha e saktë varet nga përmbajtja dhe sa shpejt vijnë tekstet e fotot.
50% paraprakisht dhe 50% në dorëzim. Mirëmbajtja mujore paguhet paraprakisht çdo muaj.
Po, të ndihmojmë me të dyja: i zgjedhim bashkë dhe i konfigurojmë ne. Konfigurimi i domain-it dhe DNS kushton €30.
Po. Nëse e do, website-i ndërtohet me panel administrimi (p.sh. WordPress) që të ndryshosh tekste dhe foto vetë. Ose ndryshimet i bëjmë ne me paketën e mirëmbajtjes.
Po. Çdo website ndërtohet responsive dhe testohet në telefon, tablet dhe kompjuter para dorëzimit.
Website-i mbetet yti. Nëse do, vazhdojmë me mirëmbajtje mujore nga €40/muaj: përditësime, backup, monitorim dhe ndryshime të vogla.
Po. Punojmë në distancë me klientë kudo, në shqip ose anglisht, me komunikim në WhatsApp ose email.
Na trego çfarë po përpiqesh të ndërtosh. Përgjigjemi brenda një ose dy ditësh.
Përdorim cookies të domosdoshme që faqja të funksionojë. Me lejen tënde, mund të ruajmë edhe preferenca dhe statistika anonime. Mund ta ndryshosh zgjedhjen kurdo. Politika e privatësisë
Zgjidh cilat cookies lejon. Të domosdoshmet nuk mund të fiken, sepse faqja nuk punon pa to.